Izraeli rihap ekonominë, pasi vaksinoi gati 40% të popullsisë

Prishtinë | 08 Mar 2021 | 11:44 | Nga Ekonomia Online

Izraeli, një vend që udhëhequr në vaksinimet për kokë banori, rihapi pjesën më të madhe të ekonomisë dielën.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, vendi i Lindjes së Mesme ka vaksinuar gati 40% të popullsisë së tij në pak më shumë se dy muaj.

Lehtësimi i kufizimeve vjen pas muajsh mbyllje dhe më pak se tre javë para zgjedhjeve të katërta parlamentare të vendit në vetëm dy vjet.

Siç raportohet, Qeveria e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu miratoi lehtësimin e kufizimeve të shtunën në mbrëmje, duke përfshirë rihapjen e aeroportit kryesor ndërkombëtar për një numër të kufizuar të pasagjerëve që vijnë çdo ditë.

Baret dhe restorantet, sallat e ngjarjeve, ngjarjet sportive, hotelet dhe të gjitha shkollat fillore dhe të mesme mund të rihapen me disa kufizime në vend për numrin e njerëzve të pranishëm.

Ndryshe, Izraeli ka konfirmuar të paktën 800,000 raste të COVID-19 që nga fillimi i pandemisë dhe 5,861 vdekje, sipas Ministrisë së Shëndetësisë

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme