Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, sot do të mbajë një fjalim para pjesëtarëve të FSK-së.
Zyra për Informim ka treguar se presidenti Thaçi do të flasë lidhur sfidat dhe të arriturat e vitit që po e përmbyllim.
Ai po do të flas për procesin e anëtarësimit të Kosovës në Bashkimin Evropian dhe NATO, për forcimin e subjektivitetit ndërkombëtarë dhe anëtarësimin në OKB.
“Ky është një fjalim përmbyllës i këtij viti. Aty do të reflektohen të gjitha temat, me të cilat jemi ballafaquar gjatë kësaj periudhë. Natyrisht një vend të rëndësishëm do të zë edhe procesi i transformimit të FSK-së në ushtri të Kosovës”, kanë thënë në Zyrën për Informim të Presidentit të Kosovës.
Presidenti që sipas Kushtetutës dhe Ligjeve është komandant suprem i Forcës së Sigurisë së Kosovës çdo vit mban fjalimin e fund vitit dhe kësaj radhe e ka zgjedhur që këtë ta bëjë në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë.