Liderët në përgjithësi kanë disa aftësi plus. Ajo e organizimit, përkushtimit si dhe qëndrimi pozitiv, janë disa prej tyre.
Por ka edhe të tjera, me të cilat ju njohim në këtë artikull:
Suksesi është deviza juaj, dhe jo thjesht për një pagë më të madhe. Atë e kërkoni me çdo çmim.
Dini të përshtateni në çdo situatë.
Përkrahni anëtarët e ekipit.
Pranoni kritika konstruktive.
Keni intuitë dhe i besoni asaj.
Jeni të përgjegjshëm për detyrën, barrën dhe misionin.
Ofroni përvojën tuaj. Sipërmarrësit e aftë frymëzojnë anëtarët e ekipit të tyre me eksperiencat më të mira.