Përmes një njoftimi zyrtar të delegacionit të BE-së në Shkup, bëhet e ditur se Unioni është i gathsëm që të ofrojë mbështetje për Maqedoninë, për të përballur gjendjen me përmbytjet, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Duke shprehur ngushëllimet për familjet e viktimave nga moti i ligë, BE-ja bën të ditur se është e gatshme ta ndihmojë Maqedoninë përmes Mekanizmit të mbrojtjes civile të unionit, nëse një gjë të këtillë është e nevojshme.