Java fillon me mot të ndryshueshëm. Të hënën paradite butë, deri në mbrëmje priten reshje bore. Ditën e martë më ftohtë. Në pjesën e dytë të javës mot i butë e me diell.
6.02.2022 – Java e dytë e shkurtit pritet të filloj me një mot mjaft të ndryshueshëm. Paradite do mbajë mot i butë e do të ketë edhe intervale me diell. Nga mesdita priten të reshura shiu, që me rënie të temperaturës, më pas shndërrohen edhe në reshje bore. Me kalimin e frontit shkurtimisht pritet të fryjë edhe erë veriore. Reshjet e borës vende-vende vazhdojnë edhe në mbrëmje.
Ditën e maartë do të mbajë mot më i ftohtë, me erë veriore, orëve të para të ditës edhe me reshje lokale bore.
Nga dita e mërkurë gjatë ditës parashihet të mbajë mot më i butë. Prej ditës së enjte edhe me më shumë diell. Orëve të mëngjesit mbesin mundësitë për ngrica, e në vise të ulëta edhe për mjegull/mjegullinë.
Qarkullimi i mirë ajror në ditët e para të javës, edhe sjell te përmirësimi i situatës me cilësinë e ajrit. Ndotësit ajror do të jenë më të shpërndarë e indeksi do të kaloj në vlera të pranueshme dhe të mira. Ditën e mërkurë me qetësimin e erës, ndotësit mbesin pranë sipërfaqes, në koncentrime të rritura, ndërsa indeksi kalon edhe në vlera të dobëta e shumë të dobëta.
7.02 – Në mëngjes intervale me diell. Ditën vransirat shtohen. Deri në mesditë butë. Pasdite priten reshje shiu, që me rënie të temperaturës shndërrohen edhe në reshje bore. Vende-vende reshjet e borës vazhdojnë edhe në mbrëmje.
8.02 – Mot i ftohtë dhe me erë. Vransira dhe intervale me diell. Deri në mesditë përreth viseve kodrinoro-malore priten reshje lokale bore.
9.02 – Paradite me vransira, përreth viseve kodrinoro-malore nga veriu i vendit, mundësi për reshje të dobëta shiu dhe bore. Ditën vransirat shpërndahen e në mbrëmje kthjellime.
10.02 – Pas ngricave në mëngjes, ditën butë dhe kryesisht me diell.
11.02 – Paradite intervale me diell. Ditën më butë, me shtim të vransirave.
Temperaturat fillimisht në rënie, e në pjesën e dytë të javës në rritje, ndjeshëm mbi vlera mesatare. Minimalet luhaten ndërmjet -1C e -3C, e maksimalet pasi pësojnë rënie deri në 2C ditën e martë, nga enjta shënojnë rritje edhe deri në 11C e 12C ditën e premte.
Ditën e hënë frynë erë edhe mesatarisht e fuqishme nga juglindja 5-15m/s, e me kalimin e frontit ndryshon kahjen në veriore, shkurtimisht frynë me hove edhe deri në 18m/s. Ditën e martë frynë nga krahu verior mesatare dhe mesatarisht e fuqishme 6-12m/s, e në mbrëmje fillon të qetësohet.
Shtypja atmosferike në rënie edhe nën vlera mesatare, e më pas me tendencë të rritjes lartë mbi vlera normale.