Që pas largimit të Sokol Ballës nga Top Channel në media janë publikuar një sërë emrash si zëvendësues të mundshëm të tij në emisionin “Top Story”.
Burime konfidenciale në Top Channel thanë për Politiko.al bëjnë me dije se do të ketë dy emisione: “Top Story”, i cili do të transmetohet ditën e hënë dhe të martë dhe emisionin “Të paekspozuarit” që do të transmetohet të enjten me gazetarin Ylli Rakipi.
Sa i takon emisionit “Top Story” do të jetë gazetarja Sonila Meço drejtuesja e saj duke zëvendësuar në këtë mënyrë Sokol Ballën.
Meço dhe Rakipi do të jenë drejtues të emisioneve dhe asnjë prej tyre nuk do të mbajë postin e drejtorit të Informacionit siç ishte Sokol Balla.