UP-ja mohon mosbashkëpunimin me Inspektoratin rreth ankesës për avancime

Prishtinë | 02 Sht 2017 | 12:13 | Nga

Zyrtarë të Rektoratit të universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” e kanë mohuar se rektori Marjan Dema dhe sekretari i UP-së, Esat Kelmendi nuk kanë bashkëpunuar me Inspektoratin e Arsimit në trajtimin e ankesës së Organizatës për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA) për rizgjedhjen e 11 profesorëve në konkursin e fundit.

Ditë më parë, zyrtarë të Inspektoratit kanë thënë për gazetën se rektori i UP-së bashkë me sekretarin kanë refuzuar të bashkëpunojnë në trajtimin e kësaj ankese, shkruan sot Koha Ditore.

Për këtë arsye, më 18 korrik, Inspektorati i Arsimit, ka bërë kërkesë për hapje të procedurës për kundërvajtje në Gjykatën Themelore ndaj rektorit të Universitetit të Prishtinës, Marjan Dema dhe sekretarit të UP-së, Esat Kelmendi.

Prorektori për mësimdhënie dhe çështje të cilësisë në Universitetin e Prishtinës, Naser Sahiti, ka deklaruar për gazetën se UP-ja ka bashkëpunuar me inspektorë në trajtimin e secilit rast që është ngritur nga Inspektorati.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme