Ishte një periudhe kur konsumimi i ujit me spec te kuq konsiderohej si pija më e mirë për të humbur peshë e njëkohësisht për t’u detoksifikuar. Këtu përfshihej konsumi i ujit me limon, i cili ishte ëmbëlsuar me pak mjaltë dhe më pas i ishte hedhur spec i kuq.
Nëse do ta konsumoje për rreth 10 ditë, atëherë do të kishe shumë përfitime për detoksifikimin e trupit dhe për humbje të peshës. Por arsyetimet e shkencës për këtë mungonin. Le të themi se mungonin deri tani.
Ne do t’ju rendisim më poshtë arsyet pse kjo pije është kaq e dobishme kur vjen puna te dobësimi apo detoksifikimi.
1. Rrit imunitetin
Limonët janë të mbushur me vitaminë C, e cila është një “rritëse” e mirë e imunitetit. Speci i kuq përmban në vetvete “capsaicin”, një tjetër “rritëse” imuniteti. Një studim i vitit 1998 tregon se konsumi i “capsaicin”-ës tek minjtë u rriste atyre imunitetin më shuëm se çdo lëndë tjetër ushqyese.
2. Stimulon mëlçinë
Të gjitha mineralet dhe vitaminat e gjendura në limonat dhe specat e kuq stimulojnë mëlçinë dhe i japin përbërësit dhe lëndët e duhura ushqyese që i duhen për të detosifikuar dhe për të larguar substancat e dëmshme nga trupi, siç janë sheqeri dhe alkooli .
3. Lufton bakteret
Të dyja, edhe speci i kuq, edhe uji me limon ndihmojnë trupin tuaj të luftojë bakteret. Ato janë aq të fuqishme saqë shpesh herë përdoren edhe si pastrues antibakterial. Gjithashtu, ata mund t’ju bëjnë të mundur që të mos sëmureni më. Nëse merrni ndonjë infeksion, atëherë kombinimi i këtyre dy produkteve do të luftonte sëmundjen dhe do të përshpejtonte shërimin.
4. Përmirëson presionin e gjakut
Speci i kuq është një stimulues natyral për sistemin e qarkullimit të gjakut. Kjo do të thotë se redukton presionin e gjakut dhe madje mund të kontrollojë problemet e zemrës për të reduktuar më pas rreziqe të tilla si sëmundjet apo atakët kardiakë. Speci i kuq, gjithashtu, forcon enët tuaja të gjakut, duke bërë të mundur kështu, rrjedhjen e lirë të gjakut dhe duke mbajtur nivelin e kolesterolit në parametra të ulët.
5. Lufton kancerin
Më sipër ju përmendëm disa efekte afatshkurtëra të këtij kombinimi, por uji me limon dhe me speca të kuq ka edhe një përdorim me efekt afatgjatë.
Një studim i vitit 1998 tregon se “capsaicin” tek specat ka rreth 22 veti anti-kancer. Madje, këto studime tregojnë se ky lloj speci redukton rrezikun e kancerit të mushkërive.