BE-ja me raport përfundimtar për zgjedhjet pas tre muajsh

Prishtinë | 20 Qer 2017 | 08:10 | Nga Besa Maliqi

Misioni Vëzhgues i Zgjedhjeve i Bashkimit Evropian do të përgatisë një raport përfundimtar për zgjedhjet e 11 qershori tre muaj pas certifikimit të rezultateve.

Sarah Crozier, zëdhënëse e këtij misioni, në një përgjigje me shkrim për Ekonomia Online, ka thënë se raporti përfundimtar do të përmbajë informata për monitorimin e gjithë procesit zgjedhor.

“Rreth dy deri tre muaj pas certifikimit të rezultateve përfundimtare, ne do të publikojmë një Raport Përfundimtar mbi të gjithë procesin zgjedhor, gjithashtu raport do të përmbajë rekomandime për zgjedhjet e ardhshme”, ka thënë Crozier.

Ajo ka sqaruar se misioni i BE-së po vazhdon të vëzhgojë punë e Qendrës së Numërimit dhe Rezultateve, por edhe ankesat lidhur me procesin zgjedhor.

Menjëherë pas ditës së zgjedhjeve, misioni ka mbajtur një konferencë, duke e konsideruar procesin si të qetë por me disa parregullsi.

Misioni Vëzhgues i Zgjedhjeve i Bashkimit Evropian ka ardhur në Kosovë më 16 maj. Një ekip i përbërë prej 7 analistëve zgjedhor do të qëndrojë në Kosovë deri në përfundim të gjithë procesit dhe do të kryej një vlerësim gjithëpërfshirës të procesit zgjedhor.

Ky mision ka pasur në Kosovë 100 vëzhgues në të gjitha vendvotimet.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme