Skënderbeu ka eliminuar Dinamo Zagrebin për të siguruar fazën e grupeve në Europa League.
Me këtë kualifikim, ekipi i Skënderbeut do të përfitojë 3.3 milionë euro.
Kjo shifër mund të rritet edhe më shumë, në varësi të sukseseve që do të kenë në ndeshjet e grupeve.
Ndërsa, presidenti Takaj u kishte premtuar futbollistëve të tij 200 mijë euro premio, nëse do të kualifikoheshin.
Një fitore për Skënderbeun, por një fitore mbi të gjitha për futbollin shqiptar, që tregon se vitet e fundit nuk ka asgjë më pak krahasuar dhe me disa prej klubeve më të mëdha në kontinent.
Arritja e korçarëve merr dhe më tepër vlerë teksa bëhen ekipi i parë shqiptar, që kalojnë katër ture në kompeticionet europiane.