Sfidat ndaj Madagaskarit dhe Burkina Fasos.
Përfaqësuesja e Kosovës në përballjet që do t’i zhvillojë këtë javë, ndaj Burkina Fasos dhe Madagaskarit, do të luajë në një stadium të vjetër në një paralagje të Parisit, Francoville.
Pas katër ditësh reprezentacioni i Kosovës, i drejtuar nga Bernard Challandes, do t’i dalë përballë Madagaskarit, ndërsa më 27 mars do të ndeshet me Burkina Fason, shkruan futbollikosovar.com
Të dy ndeshjet do të zhvillohen nga ora 19:00 në stadiumin e Francovilles.
Sa i përket biletave, ato janë me çmime 15 euro në pjesët anësore, ndërsa në tribunat Vip çmimi do të jetë 25 euro. Kapaciteti i stadiumit është 3.000 ulëse.