Ja si do të zhvillohet turizimi në Kosovë këtë vit

Prishtinë | 19 Maj 2020 | 17:48 | Nga Ekonomia Online

Shoqata e Turizmit në Kosovë ka bërë planin e rimëkëmbjes së këtij sektori pas pandemisë COVID-19. Ky sektor ka pasur humbje të mëdha financiare përgjatë dy muajve të fundit. Kryetari i shoqatës, Baki Hoti, në një lidhje direkte për Gazetën Express ka dhënë detaje për kërkesat e këtij sektori nga Qeveria e Kosovës  

“Një vit shumë i vështirë për sektorin e turizmit, por ndoshta në pjesën e fundit e vitit do të ketë turistë që do ta vizitojnë Kosovën. Kosova ka 12 muaj turizëm, gjatë gjithë vitit. Sektori i turizmit është më të prekurit nga pandemia COVID-19, dëmet janë jashtëzakonisht të mëdha. Sektore të ndryshme të hotelerisë janë ende të mbyllura”, ka thënë Hoti.

Hoti tha se Shoqata e Turizmit në Kosovë ka hartuar një plan i cili u është dërguar institucioneve përkatëse.

“Kemi krijuar një plan konkret për rimëkëmbjen e sektorit, këtë plan e kemi dërguar tek Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, te ajo e Financave dhe tek Qeveria e Kosovës. Si pjesë e planit emergjent kemi paraparë që urgjentisht të bëhet zbritja nga 18 për qind në 8 për qind për hotelerinë, kemi kërkuar të marrim subvencione. Kemi kërkuar që për vitin 2020/21 të gjitha aktivitetet e institucioneve të Kosovës të mbahen brenda vendit, të mos dalin jashtë, në mënyrë që mjetet financiare të mbesin në Kosovë”, tha Hoti.

Të ngjashme