Shpesh herë ndodh që njerëzit ndihen të vetmuar për arsye dhe shkaqe të ndryshme.
Por edhe këtë fazë të jetës mundeni ta luftoni me disa mënyra, së pari ju nuk duhet të fajësoni veten në asnjë mënyrë për këtë situatë që jeni.
Nëse nuk keni ndonjë mik për shoqërim atëherë merrni ndonjë kafshë, ose pos kafshës merrni dhe thirrni në telefon ndonjë mik.
Pos kësaj për të kaluar kohën preferohet të merreni me gjëra të ndryshme si shembull duke lexuar ndonjë libër apo duke krijuar ndonjë kartolinë.
Gjithashtu preferohet që të ndihmoni dikë që është në nevojë, pasi do të ndjeheni të lumtur edhe ju, nga lumturia e tjetrit.