Tek çaji i gjelbër i përgatitur me ujë të shishes në vend të ujit të çezmës është më e lehtë të arrihen përfitimet shëndetësore, kanë zbuluar shkencëtarët.
Rezultatet janë të barabarta me pothuajse dyfishin e sasisë së anti-oksidantëve, nëse përgatitet me ujë të shishes, sipas një studimi nga Universiteti i Cornell-it, transmeton lajmi.net.
Megjithatë, nëse jeni duke e pirë çajin e gjelbër për shkak të shijes, uji nga çezmja do të ishte më i rekomanduari për juve.
EGCG është një ndër antioksidantët natyral që gjenden në çaj të gjelbër, i cili është i dobishëm për trurin dhe zemrën.
Studiuesit thanë se humbja e përfitimeve ndodh për shkak se nivelet e kalciumit, magnezit dhe hekurit janë më të larta në ujin e rubinetit.