Përqafojini sa më shumë fëmijët tuaj, shpejt rriten

Prishtinë | 18 Mar 2022 | 09:51 | Nga Ekonomia Online

Deri tani jam mësuar të marr shikime befasie kur mbaj në krah djalin tim. Ajo që nuk do të mësohem kurrë është se pse më shikojnë çuditshëm: ata mendojnë se një fëmijë nuk duhet të jetë aq i lidhur me nënën e tij. Ndoshta disa pyesin veten se nuk kam para për t’i blerë një karrocë!

Dhe pyes veten, pse kjo vështirësi për ta përqafuar dhe mbajtur pranë? Shpesh dëgjoj nga nënat e tjera që nuk duhet t’i mbajmë fëmijët në krahë, duhet t’i mësojmë të flenë në krevatin e tyre (që katër muajsh, jo katër vjeç), që duhet të qajnë për të rritur dhe forcuar mushkëritë, se nuk duhet t’i plotësohet çdo dëshirë , pasi në rast të kundërt fëmija përkëdhelet. Ai duhet të vetë-ngushëllohet me biberon.

Por, çfarë mendoni, se do të qëndrojë gjithmonë i vogël? Apo se ai do të dëshirojë të qëndrojë gjithmonë me nënën? Ju nuk do ta keni më këtë kohë për të qëndruar me të, pasi ai tashmë do t’ju kërkojë para për të shkuar në kinema që të shoh një film me miqtë. Kur ai të rritet, ju do të kërkoni vëmendjen dhe afeksionin e tij. Atëherë shijojeni momentin sa më shumë që të keni mundësi, tani që është i vogël, tani që ka nevojë për krahët tuaj, sepse ai ka nevojë për kontakt.

Kam lexuar që prindërit që e kanë të vështirë të përqafojnë fëmijët e tyre është sepse janë lënë vazhdimisht pas dore dhe unë mendoj se është e drejtë. Shumica e nënave si unë janë rritur të futura në karrocë, rrethore, karrige të larta me pak fjalë, me gjithçka përveç krahëve të nënës së tyre. Ato krahë janë e vetmja gjë që mund t’i ngushëllojë vërtetë, t’i qetësojë ata dhe me kalimin e kohës t’i bëjnë ato të sigurt dhe të pavarur!

Duajeni fëmijën në çdo kohë, jo pak në një kohë.

Mos kini frikë të tregoni dashuri. Sa më shumë që ai do të marrë nga ju aq më shumë do jetë në gjendje ta shprehë kur të rritet, aq më shumë i dashur dhe i aftë të shprehë ndjenjat e tij do të jetë. Dhe nëse dhjetëra e dhjetëra studime nuk ju bindin (tregohet lidhja midis pranisë së një baze të sigurt dhe afektive dhe pavarësisë më të madhe të fëmijës si i rritur. Në kundërshtim me atë që mund të mendojë dikush, rritja e një fëmije me kontakt të lartë e bën atë më të fortë, më të sigurt dhe jo të përkëdhelur) shikoje atë nga një këndvështrim i mbinatyrshëm.

Merrni kohën tuaj, shtëpia mund të presë, çrregullimi nuk ikën, heshtni, uluni në shtrat me fëmijën tuaj në krah dhe mendoni një pjesë të Parajsës këtu në tokë. Admironi fytyrën, duart e tij të përsosura të vogla dhe humbni veten në atë pamje të pafajshme. Në atë trup të vogël prej disa kilogramësh ju gjeni të gjithë pastërtinë e kësaj bote. Është pa hije dyshimi qenia më e pastër që jeton në shtëpinë tuaj, ajo më e afërta me engjëjt dhe me Zotin. Kur ju e ushqeni me gji ose e shihni duke fjetur lëreni veten të humbasë në një meditim të bukur mbi misteret e gëzimit. Përqafojeni atë. Mbajeni të shtrënguar në gjoksin tuaj, nuhatni aromën e tij, atë aromë të mrekullueshme.

Çdo gjë tjetër mund të presë, fëmija juaj jo.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme