Ja si duken Karaibet pas uraganit

Prishtinë | 17 Sht 2017 | 10:25 | Nga

Viktimat e uraganit në ishullin e shkatërruar të St Maarten në Karaibe kanë mbetur pa ushqim, me supermarkete dhe gjithçka tjetër të shkatërruar nga Irma e fuqishme.
MailOnline vizitoi ishullin dhe supermarketin Le Grand Marche, më të madhin në ishull, dhe gjeti pamje pas-apokaliptike.

Shtëpi të shkatërruara, vetura të prishura dhe një mbi një dhe ushqime të prishura gjithandej nëpër dyshemetë e supermarketeve, të gjitha këto ngjanin me skena sikur të kishte ndodhur apokalipsi, transmeton Gazeta Express.

Banorët e dëshpëruar po marrin ndihma, por furnizimet nuk janë të mjaftueshme për shkak të infrastrukturës së shkatërruar.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme