BE-ja vazhdon ndihmën në fushën e Mbrojtjes së të Dhënave Personale

Prishtinë | 07 Dhj 2016 | 12:32 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Është mbajtur konferenca përmbyllëse e projektit të financuar nga BE-ja “Mbështetja e institucioneve të Kosovës në fushën e mbrojtjes së të dhënave”.

Temë diskutimi e këtij debate ishte “Prezantimi mbi rezultatet e ndihmës financiare të BE-së në fushën e Mbrojtjes së të Dhënave Personale në Kosovë: Sfidat e ardhshme të Agjencisë Kombëtare për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.

Bujar Sadiku, drejtor i Agjencisë Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, tha se për gjatë këtyre tri vjetëve kanë ndërtuar rregulla për zbatimin e ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale.

“Gjatë vazhdimit të mandatit të këtij projekti gjashtë muajt e fundit është përgatitur komplet draft – dokumenti për ndryshimet e pritshme ligjore. Në modalitetet e tanishme ligjore ka qenë që të krijohet një institucion i ri i pavarur dhe modaliteti i dytë ka qenë që qasjet ligjore t’i bashkohen agjencisë”, ka thënë Sadiku.

Kurse, Libor Chlad nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, tha se mbrojtja e të dhënave personale duhet të jetë në prioritetet e Qeverisë, pasi që kjo fushë është shumë e rëndësishme drejt rrugës së saj për në BE.

“Janë dhënë shumë para dhe besoj që janë harxhuar për të mirë. Të dhënat personale në Bashkimin Evropian janë shumë të rëndësishme. Kosova ka qëllim rrugën e BE-së, andaj duhet një sistem stabil i drejtësisë. Qeveria duhet të ketë të dhëna të sakta të të dhënave personale” ka thënë ai.

Andras Jori, udhëheqës i ekipit të këtij projekti tha se mosmbrojtja e të dhënave personale është e rrezikshme për një shtet.

“Mosmbrojtja e të dhënave personale është e rrezikshme për një shtet. Për këtë arsye unë jam përkrahës i këtij projekti sepse duke mbrojtur të dhënat personale, bëjmë një shtet më të sigurt ndaj rreziqeve të mundshme kibernetike”, tha Jori.

Në këtë konferencë gjithashtu u diskutua lidhur për sfidat e ardhshme për ASHMDHP-në, zhvillimet në fushën e mbrojtjes së të dhënave, autorizimet dhe kompetencat e reja të mundshme, si dhe struktura e re organizative e këtij agjencioni.

I ftuar në këtë konferencë ishte edhe kryetari i komisionit Parlamentar për Punë të Brendshme, Siguri dhe FSK, Daut Haradinaj, por që mungoi.

15417789_10206883726566511_1375494723_o

Të ngjashme