Jack Ma, themeluesi i gjigantit të tregtisë online Alibaba, me pasurinë personale prej 39 miliardë dollarë është bërë njeriu më i pasur në Kinë.
Ndërsa më i pasuri për vitin e kaluar, drejtori ekzekutiv i kompanisë të pasurive të patundshme Guangcou Evergrande, Xu Jiayin me pasurinë prej 36 miliardë dollarë këtë vit kalon në vendin e dytë.
Pasuria totale e dhjetë të parëve në listë është 255 miliardë dollarë, ku 28.7 për qind është e përbërë nga gratë, ndërsa më e pasura e vitit të kaluar edhe këtë vit mbeti në vend të parë me pasuri prej 22 miliardë dollarë.