Jahjaga thotë se pas abuzimit të saj në shkollë, e cila do të duhej të ishte shtëpi e dytë për fëmijët tanë, ajo iu drejtua për ndihmë një polici i cili do të duhej ta mbronte atë. Por, shkolla u shndërrua në ferr, ndërsa polici u bë abuzues.
Sipas saj, e gjithë kjo ndodhi sepse dy individë shpërfaqen të keqen e tyre duke ushtruar-madje vazhdimisht- dhunë të egër, mizore e barbare mbi një të mitur.
“Individët e përfshirë në këtë rast nuk e kanë vendin as në shkollë e as në polici. Shkollat tona nuk janë vende krimi e policët tanë nuk janë kriminelë!
Individët që dhunojnë fizikisht e psiçikisht vajzat e djemtë tanë duke kryer vepra të tilla çnjerëzore e kanë vendin prapa grilave”, ka shkruar ajo mes tjerash.
Shkrmi i saj i plotë në Facebook:
Jam e shokuar dhe thellësisht e irrituar me lajmet mbi abuzimin e dyfishtë seksual të vajzës nga Drenasi.
Pas abuzimit të saj në shkollë, e cila do të duhej të ishte shtëpi e dytë për fëmijët tanë, ajo iu drejtua për ndihmë një polici i cili do të duhej ta mbronte atë. Por, shkolla u shndërrua në ferr, ndërsa polici u bë abuzues. E gjithë kjo ndodhi sepse dy individë shpërfaqen të keqen e tyre duke ushtruar-madje vazhdimisht- dhunë të egër, mizore e barbare mbi një të mitur.
Individët e përfshirë në këtë rast nuk e kanë vendin as në shkollë e as në polici. Shkollat tona nuk janë vende krimi e policët tanë nuk janë kriminelë!
Individët që dhunojnë fizikisht e psiqikisht vajzat e djemtë tanë duke kryer vepra të tilla çnjerëzore e kanë vendin prapa grilave.
U bëjë thirrje institucioneve të drejtësisë që, sa më parë, ta ndriçojnë këtë rast, dhe kryesit e këtyre krimeve të marrin dënimin e merituar!