Ish-presidentja e vendit, Atifete Jahjaga, ka kërkuar përmirësim të infrastrukturës dhe kushteve në sistemin e shëndetësisë.
Jahjaga në shënimin e Ditës Botërore kundër kencerit, tha se Kosova ka profesionistë të dëshmuar të cilët pa u kursyer janë gjendur gjithmonë afër pacientëve.
Ajo ka kërkuar që të kihet kujdes sa i përket identifikimit të hershëm të kësaj sëmundje.
“Kosova ende nuk i ka kushtet mira dhe infrastrukturën që të punohet siç duhet. Neve kemi profesionistët më të mirë në rajon që pa kursyer asgjë gjenden afër pacientëve”.
“Shpreh falënderim si qytetare për këtë punë dhe përkushtim që keni treguar brenda këtij viti sfidues të ballafaqimit me Covid-19. Meqenëse shënojmë ditën kundër kancerit secili kujtojmë dikë që fatkeqësisht ka qenë ose është prekur nga kanceri ku disa prej tyre s’kanë mundur ta kalojmë e nuk janë me ne. Po ka edhe që kanë luftuar dhe janë këtu”.
“E gjithë bota këtë ditë e shënon si ditë ndërkombëtare të luftës kundër kancerit. Kjo shënohet për të rritur vetëdijen për shkaktarët dhe trajtimin e kësaj sëmundje. Dimë që nëse kjo sëmundje zbulohet herët mund të mundet”.
“Në takimet të tilla unë i jam referuar asaj se zbulimi i hershëm shpëton jetën. Kjo sëmundje nuk zgjedhë gjini e moshë andaj kujdesin ndaj vetës duhet të mos e marrin si të mirëqenë”.
Vildana Goga, doktoreshë në Onkologji, tha se trajtojnë rreth 230 pacientë brenda ditës, raporton EO.
“Kemi pasur vështirësi me aparaturë të vjetër, por prapë kemi arritur t’i kryejmë detyra. Punën e ka filluar me rreze të brendshme Brehiterapia. Klinika Qnkologjike ka 50 shtretër ambulant 15 spitalor. Vizita ditore ka rreth 230 pacientë brenda dite”.
“Rastet e reja për vitin 2020 janë 1 336. 332 raste me kancer të gjirit. Gjatë vitit 2020 në krimoterapi janë kryer 212 mijë shërbime. Në radioterapi 18 445 shërbime”.
“Në dallim prej vitit 2019 kemi rënie të lehtë 15 për qind më pak. Synim i vitit 2021 është aplikimi i formave më të avancuara me rreze dhe zgjerim të infrastrukturës për kimioterapi. Pastaj zgjerim dhe trajnim i stafit”.
Nafije Latifi, përfaqësuese e pacientëve, tha se për trajtimin e kësaj sëmundje mungojnë barnat, por edhe kushtet infrastrukturore.
“Ju përgëzojë për organizimin, falënderojë presidenten që ka qenë mbështetëse e personave të prekur me kancer. Jam mirënjohëse për stafin e kësaj klinike, një përkushtim njerëzor e specializant të jashtëzakonshëm”.
“Kushtet janë shumë të kufizuara, mungojnë barnat, pritet për një shtrat për një vend. Çdo ditë vërej përmirësime por që nuk mjafton dhe fajtor për këtë është politika shëndetësore. Buxheti që i ofrohet kësaj klinike është i vogël. Nuk rritet çdo vit, por bien më tepër, ndodhë e kundërta”.
Kryetar i shoqatës së onkologëve të Kosovës Arben Bislimi, në botë 10 milionë persona në vit vdesin si pasojë e kësaj sëmundje, raporton EO.
“Arsyeja që jemi këtu është dita botërore e kancerit. Çdo vit jemi në aktivitete sensibilizuese. Në botë 10 milionë persona në vit vdesin si pasojë e sëmundjeve malinje si sëmundje dytësore”.
“Situata me pandeminë e ka vështirësuar punën tonë. Uroj që 4 shkurtin e ardhshëm ta shënojmë në rrethana më të mira e më normale së këto që jemi sot”.