Jahjaga pritet me thirrje nacionaliste në Beograd

Prishtinë | 31 Maj 2017 | 14:52 | Nga

Ish-presidentja, Atifete Jahjaga, është pritur me tre gishta lart dhe kore nacionaliste në “Mirëdita, dobar dan Serbija” në Beograd.

Megjithëse kishte shprehur dilema për pjesëmarrjen në këtë organizim, dikur e para e shtetit ka qenë pjesë e këtij organizimi, që ka eskaluar në thirrje nacionaliste nga studentët serbë.

Kur organizatorët dhe pjesëmarrësit u përpoqën për t’i qetësuar, ata nisën të braktisin debatin duke kënduar këngën “Oj Kosovë, Kosovë toka serbe” (“Sa Kosova zora sviće“).

Mësohet se të ftuara në këtë tribunë kanë qenë edhe dy gra përfaqësuese nga Lugina e Preshevës, që kanë refuzuar pjesëmarrjen, pasi sipas tyre Serbia pikë së pari duhet të kërkojë falje për dhunimin e rreth 20 mijë femrave kosovare gjatë luftës së fundit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme