‘Jam me amerikanët që flasin pro nesh, sepse ata i kemi aleatë’, teoria e Hoxhës së VV-së

Prishtinë | 18 Shk 2023 | 12:38 | Nga Ekonomia Online

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Elvis Hoxha, ka thënë se është me gjithë amerikanët, të cilët janë në anë të Kosovës.

Hoxha, i cili njihet edhe si kritikues i emisarit të posaçëm të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka skruar se është me ata që janë aleatë të Kosovës.

“Unë jam me gjithë amerikanët që flasin pro nesh. Dhe ata i quaj amerikanë, sepse ata i kemi aleatë.

Menendes, kryetari për politikë të jashtme i Senatit amerikan tha: ” Shqetësohem kur pashë Cholletin… Lexova shkrimin e fundit dhe komentet e tij. Kjo s’është ajo që duhet të jetë politika e jashtme e SHBA-së referuar Kosovës dhe si merremi me Ballkanin Perëndimor. Neve na duhet paqe afatgjate dhe ajo s’mund të arrihet në vendime të këqija afatshkurtra”, ka thënë ai duke paralajmëruar se në Komitetin që udhëheq do të organizojë një seancë për çështjen e Ballkanit për të diskutuar për këtë çështje”, ka shkruar Hoxha në Facebook.

Të ngjashme