Kur kishin mbetur edhe 6:42 për t’u luajtur, trajneri i Los Angeles Lakers, Frank Vogel, u detyrua ta largonte nga loja basketbollistin kryesor, LeBron James, i cili po vazhdon të rikuperohet nga dëmtimi në kyçin e këmbës.
Largimi i James i hapi rrugës fitores së Toronto Raptors, që në fund triumfoi me rezultat 121-114, duke i shkaktuar një tjetër humbje zhgënjyese Lakersave.
Padyshimi, basketbollistët më të mirë në parket ishin dyshja e vendasve, Pascal Siakam dhe Kyle Lowry të cilët realizuan 39 respektivisht 37 pikë.
Te Lakers më të dalluarit ishin Kyle Kuzma me 24 pikë, Drummond e James që realizuan nga 19 sosh.
Lakers mbetet në pozitën e pestë në Konferencën Perëndimore, ndërkaq Raports do të luftojë për të siguruar një vend për në play-in deri në fund.