Ish zëdhënësi i NATO-s, Jamie Shea, ka thënë që fushata e aleancës vazhdon të jetë legjitime dhe e justifikuar, raporton Tanjug.
Ai beson se NATO nuk kishte zgjidhje tjetër përveçse të përdorte forcën, pasi Sllobodan Millosheviq refuzoi marrëveshjen e paqes të Rambujesë.
Shea në vitin 1999, në kohën kur Aleanca Veri-Atlantike bombardonte Serbinë jepte informacionet më të reja lidhur me zhvillimet dhe ecurinë e fushatës ajrore.