Jamie Shea: Operacioni rus për t’u pozicionuar në veri më 1999 ishte amatoresk

Prishtinë | 24 Mar 2021 | 11:04 | Nga Ekonomia Online

Në rrethana të okupimit, të luftës, të gjenocidit, Jamie Shea u bë zëri më i besueshëm që i tregonte botës për vuajtjet, masakrat dhe përndjekjet sistematike të shtetit serb mbi popullin e Kosovës.

Në njëjtën kohë, Shea ishte zëri i aleancës më të fuqishme ushtarake dhe zëri i shpresës për qytetarët e Kosovës.

Në 22-vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s kundër regjimit serb, Jamie Shea në një intervistë ekskluzive për Demokracia.com. flet për vendimin kompleks që kishte marrë NATO-ja më 24 mars 1999, për përpjekjet e Rusisë për ta ndarë veriun e Kosovës dhe për planin e ndërhyrjes me trupa tokësore.

Shea në këtë intervistë flet edhe për sidat me të cilat ballafaqohet Kosova sot.

Ai shprehet optimist se bashkësia ndërkombëtare do të jetë e bashkuar si dikur, ndërsa shprehet i bindur se perëndimi nuk ia ka kthyer shpinën Kosovës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme