Xhaka e Mustafi janë myslimanë të devotshëm, por s’ia prishin klubit për Krishtlindje

Prishtinë | 04 Nën 2016 | 08:40 | Nga

Shkodran Mustafi, Mesut Ozil dhe Granit Xhaka njihen si tre futbollistë tejet të shkëlqyeshëm.

Treshja e Arsenalit janë edhe mysliman të devotshëm, mirëpo ata nuk i kanë nxjerrë problem klubit për një foto krishtlindjesh.

Skuadra e Arsenalit ka bërë një foto me një xhemper ku në të ishte një drerë për krishtlindje.

Edhe pse fillimisht u mendua se tre futbollistët do ta refuzonin një gjest të tillë, ata janë treguar profesionistë të vërtetë duke bërë foton me pjesën tjetër të skuadrës. /Telegrafi/

arsenali

Të ngjashme