Ndonëse ende nuk ka një konfirmim zyrtar, ende mediet rozë flasin për një lidhje të mundshme të Taylor Swift me reperin Drake.
Në një foto të postuar së fundmi, reperi është kujdesur të tregojë vetëm kurrizin e saj, ndërsa dallohet qartësisht që ajo është Swift.
Burime për E! Online bëjnë me dije se dy artistët, përveç raportit miqësor, janë duke punuar për një bashkëpunim që me shumë mundësi do të publikohet në fillim të vitit tjetër.
Të dy u fotografuan më herët në festën e ditëlindjes së Drake, e prej asaj kohe u hodhën hipoteza të shumta për një romancë mes tyre.
Nga ana tjetër, këngëtarja duket se e ka hedhur pas krahëve lidhjen e saj të fundit, ndërsa përflitej se ajo edhe mund të fejohej. Të gjitha këto mesa duket kanë qenë në kuadrin e thashethemeve, pasi Swift tashmë njihet për ndarjet e saj të shumta.