Shërbimet e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë kanë përkthyer të gjitha (mbi 35 mijë) amendamentet e VMRO-DPMNE-së për Ligjin për përdorimin e gjuhëve.
Nga kabineti i kreut të Kuvendit, Talat Xhaferi, njoftojnë se “pjesa e përkthimit tashmë ka përfunduar dhe se punohet në përfundimin e procedurave të tjera dhe krijimin e kushteve që diskutimi për këtë Ligj të fillojë sa më shpejtë në lexim të tretë në seancë plenare”.
Nga kabineti i kryetarit të Kuvendit po ashtu theksojnë se në momentin që të gjitha procedurat të jenë gati, përmes web faqes së Kuvendit, opinioni do të njoftohet menjëherë për caktimin e seancës ku ne rend dite do të vendoset edhe Ligji për përdorimin e gjuhëve.