Janë më shumë se 100 vjeç dhe kanë 96 vjet bashkë

Prishtinë | 18 Kor 2016 | 17:11 | Nga

Një çift i përkushtuar nga një fshat i Kinës, ka prekur zemrat e mijëra njerëzve që kanë lexuar historinë e tyre. Çifti ka 96 vjet që jetojnë bashkë dhe mbështesin njëri-tjetrin me shumë dashuri.
Bashkëshortja 103-vjeçare u zhvendos te shtëpia e burrit 102-vjeçar, kur ajo ishte vetëm 6 vjeçe pasi prindërit e saj vdiqën, raporton “Huanqiu”.

Sipas një tradite kineze, vajza u adoptua nga një tjetër familje dhe kur të rritej do të martohej me një nga djemtë e kësaj shtëpie.

Fotot e publikuara nga mediat kineze tregojnë çiftin që jeton në qytetin Suqiao në provincën e Guangxi-së. Ata jetojnë prej 96 vitesh një jetë të thjeshtë, të bukur e të lumtur.

Siç shihet edhe nga fotografi, ata ecin të kapur dorë për dore, të dashuruar si në ditën e parë që janë martuar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme