Paga mesatare në sektorin privat është më e ulët se ajo në sektorin publik. Pos që pagat janë shumë të ulëta, e duke pas parasysh rritja e çmimeve të përditshme, dhe paga e tyre e pa mjaftueshëm mund të mos mjaftojnë as për gjera elementare të jetës.
Paga mesatare në sektorin privat është më së shumti 200 euro, e këtë mund ta shohim si një diskriminim të madh për punëtorët, ku dihet se ata nuk kanë as sigurime shëndetësore dhe të paktën as nuk vlerësohen me pagë të mjaftueshëm. Pikërisht në mungesë të sigurimit shëndetësor, popullata po ballafaqohet me probleme të mëdha shëndetësore.
Ndërkaq, njohësit e ekonomistët mendojnë se për shëndetësinë duhet të reagoj sindikata, pasi në të gjitha vendet ekziston sigurimi shëndetësor, e vetëm në Kosovë jo.
Për këtë çështje kryeinspektori i punës, Basri Ibrahimi, për Infopress nuk pranoi të flas asgjë për çështjen e pagave në sektorin privat me arsyetim se për këtë janë ekonomistët.
“Unë nuk mund të përgjigjem për shkak se nuk jomë analistë i ekonomisë, pasi kjo është çështje e institucioneve tjera që merren me këtë”, tha ai, duke hequr nga vetja përgjegjësinë për kushtet e rënda që ballafaqohen punëtorët në sektorin privat. Ku shumë prej tyre nuk marrin rrogat e duhura, i marrin me shumë vonesa, diskriminohen dhe në fakt më shumë duken si shërbëtor, e jo punëtorë me dinjitet.
Jusuf Azemi, kryetari i Sindikatës së pavarur të sektorit privat në Kosovë, tha për Infopress se vetë paga e një punëtorit në sektorin privat tregon që shtetit nuk po i intereson.
“Shtetit nuk po i intereson kjo është shumë e vërtet, sepse ekziston një rregullore që sanksionon pagën minimale nga 130 deri 170 euro që bën me dije që shtetit nuk po i intereson që sektorin privat ta favorizoj. Por, megjithatë ne presim që të ndryshojë kjo pagë që te kalojë paga deri në 250 euro, por kjo varet prej punëdhënësve në qeveri pasi askush nuk mban përgjegjësi për hallet e tyre se në çfarë pagash apo në çfarë gjendje punojnë”, ka thënë ai për Infopress.
Për një prononcim për Infopress Musa Limani ekspert i ekonomisë tha se në Kosovë asgjë nuk është në rregull, andaj as çështja e pagave në sektorin privat.
“Për pagat e ulëta në sektorin privat nuk mund të intervenoj shteti, por sindikata, sepse sindikata është mbrojtës i të drejtave të punëtorëve dhe në opozitë më punëdhënësit qoftë në sektorin privat apo publik. Kjo vlen si për sektorin privat ashtu edhe atë publik, sepse në Kosovë asgjë nuk është në rregull, andaj as çështja e pagave”, është shprehur ai.
Limani tutje shton se në bazë të rrogës bëhet edhe llogaritja e shportës së jetës. “Nëse paga më e ulet në Kosovë është 250 euro, duhet llogaritur ne baze të “shportës” së jetesës, p.sh deputetet kanë paga mbi 2000 euro, disa menaxherë 3000, 5000 e deri në 9000 euro, e kështu me radhë. Në Kosovë sipas njohurive të mija paga mesatare sillet prej 350-400 euro.
Në kontekst në sektorin privat që pagat e tyre janë shumë nën mesataren në Kosovë. Kurse, për sigurimet shëndetësore duhet të reagoj sindikata, sepse në të gjitha vendet e botës ekziston sigurimi i shëndetësor, pos në Kosovë jo, pse ndodh kështu, s’kam koment”, u shpreh ai.
Edhe ekonomisti tjetër Haki Shatri tha për Infopress se nuk mund ta akuzojmë askënd përse s’kanë rrogë të mjaftueshëm, sepse kjo është mes marrëveshjes me punëmarrësin dhe punëdhënësin.
“Në sektorin privat janë do obligime ligjore nuk paguhen as për trustin e pensioneve e këto janë të jashtëligjshme domethënë ajo që quhet inspektori formal.
S’mund ti thuash dikujt pse nuk i jap atij rrogë më të madhe kur ai mund të gjejë të njëjtin punëtorë me të njëjtin kualifikim që i kërkon më pak pagë vetëm që te hyjë në punë. Në këtë rast nuk mund ti akuzojmë bizneset apo punëdhënësit se përse po i paguajnë kaq pak, sepse kjo është çështje e marrëveshjes mes punëdhënësit me punëmarrësin”, tha ai.