Janet Jackson po bën gati klipin e ri

Prishtinë | 24 Kor 2018 | 10:03 | Nga

Janet Jackson duket se po jep gjithçka për albumin e saj të radhës.

Këngëtarja ka punuar pa ndërprerë në albumin e saj, të parin pas tre vjetësh, dhe së fundmi është duke realizuar xhirimet për klipin e radhës.

Ajo është parë duke xhiruar në Brooklyn në New York, e shoqëruar nga disa valltarë.

Të gjithë ishin të veshur me rroba përplot ngjyra, ndërsa Janet kishte edhe një shall në kokë.

Kur do të publikohet klipi mbetet të shihet.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme