Një takim i ri i presidentit të Serbisë dhe të Kosovës, Aleksandar Vuçiq dhe Hashim Thaçi, i ndërmjetësuar nga shefja për politikë të jashtme e BE-së, Federica Mogherini, që do të mbahet të premten më 23 mars në Bruksel hap rrugën për një fazë të re të bisedimeve në mes të Beogradit dhe Prishtinës.
Takimi do të jetë i nivelit më të lartë politik, i cili do të fillojë në maj, ka thënë presidenti i Forumit për Marrëdhënie Etnike, Dushan Janjiq.
Ai për gazetën beogradase “Danas” tha se vazhdimi i negociatave të djeshme mes dy palëve në nivelin teknik është gjithashtu një kthesë e takimit.
“Duhet të vazhdohet me diskutimet teknike mbi një numër çështjesh, më e rëndësishmja është procedura e krijimit të Asociacionit të komunave serbe, posaçërisht nëse do të sillet statuti apo do të bëhet përmes legjislacionit, të rëndësishme janë edhe çështje, të tilla si liria e lëvizjes dhe energjia”, tha ai, transmeton Klan Kosova