Janjiq: Vendet e Quintit nuk duan lojë të gjatë politike rreth Kosovës

Prishtinë | 04 Qer 2018 | 14:48 | Nga

Kryetari i Këshillit drejtues i Forumit për Marrëdhënie etnike Dushan Janjiq ka vlerësuar sot se komunikimi i drejtpërdrejtë i Prishtinës me Beogradin është kryesisht i ndërprerë dhe se gjërat po shkojnë gjithnjë në këtë drejtim.

Kjo gjë bashkësinë ndërkombëtare po e vë para dilemës a të vazhdojë së punuari në mënyrën e deritashme, apo të kërkojë mënyrë të tjera për zgjidhjen e problemit, transmeton Koha.net.

“Kjo është fazë e ndjeshme në të cilën bashkësia ndërkombëtare, në radhë të parë Washingtoni, tregojnë shenja gatishmërie që t’i lënë manash lojërat e pushtetarëve të vegjël lokalë. Kjo i bënë nervozë, sidomos ata që kanë qenë të gatshëm për lojë të gjatë politike”, citon agjencia Beta të ketë thënë Janjiq.

Ai mendon se vendet e Quintit (SHBA –ja, Gjermania, Franca, Britania e Madhe, Italia) qartë nuk janë për lojën e gjatë politike, se kanë mendim tjetër dhe se po i afrohen qëndrimit se çështja e Kosovës duhet të zgjidhet pa marrë para sysh nëse Serbia dhe Kosova shkojnë ose jo drejt Bashkimit Europiane.

“Këto vend e kohë më parë kanë mbajtur një mbledhje, porse nuk ekziston asnjë dokument i posaçëm. por një seri dokumentesh, përfshirë edhe mendimet e institucioneve me ndikim dhe të organizatave të tjera”, ka shtuar ai.

“Ka zhurmë në mediet serbe dhe keqpërdorim i nervozizmit nga autoritete Kosovës. Kemi raporte të vazhdueshme për incidente në të cilat pala serbe është viktimë. Kemi garë të politikanëve shqiptarë të cilët s’e kanë kuptuar se Statuti i Asociacionit të Komunave serbe është kusht i Serbisë për dialog”, thotë Janjiq .

Ai ka shtuar se nëse statuti i AKS-së do të mundësohet nga cilado palë, atëherë nuk ka asgjë nga Marrëveshja e Brukselit.

“Në rast të tillë, mbetet që sërish të përsëriten kontakte të drejtpërdrejta me dy palët ose të organizohen konferenca ndërkombëtare, e është i mundshëm edhe izolimi i njërit ose i dy aktorëve”, ka shtuar ai.

Janjiq pret që përfaqësuesja e Lartë e BE-së Frederica Mogherini së shpejti të organizojë takim të ri në Bruksel me përfaqësues të Beogradit e të Prishtinës në të cilin do të sqarohej si të shkohet më tej.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme