Sulmuesi shqiptar, Adnan Januzaj pranon se ai mund të ishte larguar nga Real Sociedad muajin e kaluar gjatë afatit kalimtar dimëror.
Ish-sulmuesi anësor i Manchester Unitedit tani po shfaq një nga format më të mira të karrierës së tij dhe shënoi në fitoren e fundjavës së kaluar ndaj Valencias.
Këto ditë, ai është pyetur nga mediat spanjolle rreth formës së tije dhe të ardhmes, duke thënë se ishte afër largimit nga klubi bask.
“Ndonjëherë në futboll nuk e dini se çfarë mund të ndodhë. Unë kam qenë te Sociedadi dhe kam qenë i qetë, duhet t’i them gjërat ashtu siç janë”, ka thënë fillimisht Januzaj.
“Por, ka vendime që nuk varen nga unë, jo vetëm që ishte diçka e imja për të lënë ose jo, gjithashtu e njerëzve që janë mbi mua. Sigurisht që kishte gjëra, por unë mbeta dhe jam shumë e lumtur”.
“Kolegët e mi më kanë ndihmuar në këtë drejtim. Sepse disa javë më parë tifozët ishin kundër meje. Por, si lojtar nuk më interesojnë, ata e dinë cilësinë që kam dhe presin shumë më tepër nga unë”.
“Tani jam në një moment të mirë, posaçërisht fizikisht. Dhe kjo është mirë, sepse kam edhe paqe në mendje dhe në kokën time”.
“Unë besoj se me cilësinë time duhet të shënoj më shumë gola dhe të bëj më shumë asistime. Jam një lojtar që duhet të bëj ndryshimin në të gjitha ndeshjet. Më duhet të kem atë, kjo është ajo që më mungon”, përfundoi shqiptari.