Japin dorëheqje ministri i Mbrojtjes dhe shefi i Shtabit të Afganistanit

Prishtinë | 24 Pri 2017 | 12:49 | Nga

Ministri i Mbrojtjes i Afganistanit dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë kanë dhënë dorëheqje pas sulmit taleban ndaj një baze së ushtrisë afgane, ku u vranë qindra ushtarë, njofton Pallati Presidencial i Afganistanit.
Sulmi ndodhi të premten në bazën e ushtrisë afër Mazar-e Sharif.

Kryengritësit i sulmuar trupat afgane që sapo kishin përfunduar faljen e xhumasë në një xhami dhe bufe të bazës, njofton ushtria.

Dorëheqja e tyre përkoi me mbërritjen e Sekretarit të Mbrojtës të SHBA-së, Jim Mattis, i cili po e viziton Kabulin.

Ai do të takohet me zyrtarët afganë dhe trupat amerikane atje.

Nuk dihet saktë sa ushtarë u vranë. Ministria e Mbrojtjes e Afganistanit nuk e ka publikuar numrin e të vdekurve, por ka thënë se më shumë se 100 janë vrarë apo plagosur.

Shumica e të vrarëve ishin rekrutë të rinj që po trajnoheshin në bazë.

Të ngjashme