Japin dorëheqje shefja e kabinetit në MSH, Nora Kelmendi dhe këshilltari Sami Uka

Prishtinë | 17 Nën 2021 | 16:36 | Nga Ekonomia Online

Kanë dhënë dorëheqje dy anëtarë të kabinetit në Ministrinë e Shëndetësisë, Nora Kelmendi dhe Sami Uka.

Ish-shefja e kabinetit të ish-ministrit Arben Vitia, Nora Kelmendi, ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë, shkruan Gazeta Shneta.

Lajmin e ka konfirmuar vet Kelmendi. Ajo ka thënë se dorëheqjen e ka dorëzuar ditën e djeshme, kur edhe është emëruar ministri i ri i Shëndetësisë Rifat Latifi.

“Po kam dhënë dorëheqje dje. Nuk kam ndonjë arsye tjetër, përveç angazhimeve pasi tani jam zgjedhur edhe asambliste. Kam qëndruar në kabinet pas dorëheqjes së ministrit Vitia, për të mos ngecur projektet. Tani është ministri i ri, por dorëheqja ime nuk ka të bëj me të”, ka deklaruar Kelmendi.

Gazeta ka mësuar se dorëheqje ka dhënë edhe këshilltari politik Sami Uka. Këtë e ka konfirmuar Kelmendi, ndërsa Uka nuk ka qenë i qasshëm në telefonin e tij.

Kujtojmë se dje kryeministri Albin Kurti e ka emëruar kirurgun Rifat Latifi në pozitën e ministrit të Shëndetësisë.

Të ngjashme