Japonezët prodhojnë “letrën higjienike” vetëm për telefona të zgjuar

Prishtinë | 26 Dhj 2016 | 09:34 | Nga

Japonia është një hap përpara, sa herë që bëhet fjalë për higjienën publike.

Kësaj radhe janë punuar letrat e veçanta, që janë të destinuara për pastrimin e telefonave të zgjuar, transmeton Telegrafi.

Duke marrë parasysh hulumtimin se në ekranet e këtyre pajisjeve, ka më shumë mikrobe se në ulëset e tualetit, është punuar ky material për pastrimin dhe dezinfektimin e tyre.

Shfrytëzuesit e tualeteve në aeroporte, krahas letrës së zakonshme, do ta kenë edhe një tjetër. Por, pas shfrytëzimit të saj, nuk bën të hidhet në mbeturina, meqë ka informata për Wifi falas dhe njoftime tjera.

Fillimisht, këto letra të krijuara nga një kompani telekomunikacioni do të jenë në tualetet e aeroporteve të kryeqytetit, ndërsa deri në muajin mars do të jenë të pranishme në tërë vendin.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme