Japonia dhuron 1.1 milion euro pajisje për ShSKUK-në

Prishtinë | 24 Pri 2018 | 15:48 | Nga

Drejtori i përgjithshëm i Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, Basri Sejdiu, ka pritur sot në takim pune përfaqësuesit e Qeverisë japoneze.

Ky takim është realizuar në kuadër të bashkëpunimit me ministrinë e Shëndetësisë të Kosovës, ku shteti japonez  ka ndarë një donacion për klinikat e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës në vlerë prej 1.1 milion euro, për pajisje të ndryshme mjekësore, transmeton Ekonomia Online.

Sipas një njoftimi për medie nga ShSKUK, nga ky donacionin do të përfitojnë; Klinika e Neurologjisë ku do të pajiset me CT -16 shtresore dhe një ultrazë dopler për ekzaminime neurologjike, Klinika e Gastroenterolgjisë do të përfitojë nga ky donacion një aparat për gastroskopi dhe kollonoskopi, Klinika Infektive një rentgen digjital, Klinika e Urologjisë, do të pajiset me Urotroskop fleksibil, Klinika e Kirurgjisë Vaskulare me ultrazë dopler dhe në Klinikën e Pulmologjisë  me një bronkoskop.

“Drejtori i ShSKUK-së, Basri Sejdiu, falënderoi zyrtarët e Qeverisë japoneze për ndihmesat e deritashme. Po ashtu edhe për donacionin dhe bashkëpunimin e deritashëm që ka pasur dhe vazhdon të ketë me Qeverinë japoneze”, thuhet në njoftim.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme