Japonia kryen transplantin e parë në botë të mushkërive nga donatorë të gjallë tek pacientja me Covid-19

Prishtinë | 09 Pri 2021 | 10:38 | Nga Ekonomia Online

Një grua japoneze mushkëritë e së cilës ishin dëmtuar shumë si pasojë e COVID-19 ka pranuar atë që doktorët po e quajnë, transplanti i parë në botë i mushkërive nga një donator i gjallë, te një paciente që po rikuperohet nga koronavirusi.

Spitali i Universitetit të Kyotos nw Japoni ka bërë të ditur se gruaja i është nënshtruar të mërkurën një operacioni 11 orësh nga një ekip prej 30 prej doktorëve më të mirë.

Donatorët e indeve të mushkërive për gruan ishin bashkëshorti dhe djali i saj, kanë bërë të ditur nga spitali, shkruan CNN, trasnmeton Koha.net. COVID-19 është i njohur se shkakton dëmtim të madh tek mushkëritë dhe disa njerëz nga mbarë bota, përfshirë këtu edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë pranuar tashmë transplant të mushkërive si pjesë e rikuperimit nga sëmundja.

Mirëpo, Spitali i Kyotos ka bërë të ditur se rasti i gruas japoneze është i pari në botë ku transplanti është bërë nga donatorë që jetojnë, në një pacient që e ka kaluar COVID-19.

Hiroshi Date, doktori i cili ka udhëhequr operimin ka thënë se ky rast u jep shpresë pacientëve që vuajnë nga dëmtime të mëdha të mushkërive si pasojë e virusit.

Bashkëshorti dhe djali i gruas kanë ofruar pjesë të mushkërive të tyre donacion për gruan, gjegjësisht nënën e tyre.

Transplanti nga donatorë të gjallë është parë si një opsion më i mirë, ka bërë të ditur spitali i Kyotos.

Të ngjashme