Japonia ka përgënjeshtruar lajmin se nuk do të zhvillojë sivjet Lojërat Olimpike për shkak të pandemisë.
Pavarësisht se Japonia është në gjendje të jashtëzakonshme për shkak të valës së tretë të Covid-19, organizatorët e Lojërave Olimpike të Tokios janë të gatshëm të vazhdojnë me punën për riplanifikimin e lojërave të cilat pritet të nisin më 23 korrik pasi ishin anuluar vitin e kaluar shkaku i koronavirusit, raporton Reuters.
Zëdhënësi i qeverisë japoneze tha se nuk ka të vërteta në raportimet e një gazete britanike se Qeveria ka vendosur që lojërat të anulohen.