Japonia sot shënon shtatëvjetorin nga tërmeti i fuqishëm, i cili shkaktoi cunami dhe një katastrofë në centralin bërthamor në Fukushima.
Në Tokio sot është mbajtur një komemoracion për të paktën 18.500 të vdekur në katastrofën, e cila ndodhi në Fukushima në ditën e sotme të vitit 2011.
Tërmeti prej nëntë ballësh sipas Rihterit goditi verilindjen e Japonisë, me çka shkaktoi një cunami të madh i cili nga ana e tij shkaktoi një avari në Fukushima dhe një katastrofë bërthamore të përmasave më të madha pas asaj në Çernobil në vitin 1986.
Tërmeti dhe cunami shkaktuan shkrirje të bërthamave të reaktorit në centralin bërthamor Fukushima Daiichi, i cili pastaj filloi të emetojë radiacion në rrethinën e tij.
Nga shkaku i kësaj, dhjetra mijëra banorë të zonës u evakuuan nga shtëpitë e tyre.
Qeveria e Japonisë tha se vitin e kaluar ka përfunduar dekontaminimi i rajonit, megjithatë pjesa më e madhe e banorëve akoma nuk janë kthyer në shtëpitë e tyre.