Japonia vendos të shkarkojë ujin radiokativ të Fukushimas, pavarësisht kundërshtimeve

Prishtinë | 13 Pri 2021 | 17:27 | Nga Ekonomia Online

Japonia do të derdhë në det ujin radioaktiv të grumbulluar në termocentralin e dëmtuar bërthamor të Fukushimas, pas trajtimit, me gjithë kundërshtimin lokal dhe shqetësimeve të shprehura nga vendet fqinje.

Kabineti i kryeministrit Yoshihide Suga e mori vendimin, 10 vjet pas katastrofës më të rëndë bërthamore të vendit, në termocentralin bërthamor ”Fukushima Daiichi”.

Operatori ”Tokyo Electric Power” pritet të fillojë shkarkimin e ujit në det brenda dy viteve.

Operatori ka ruajtur mbi 1,2 milionë tonë ujë në më shumë se 1.000 rezervuarë të mëdhenj në vend.

Impianti pësoi një kolaps në tre nga gjashtë reaktorët e tij pasi u godit nga një tërmet i fuqishëm dhe cunami në mars të vitit 2011.

Që nga atëherë, operatori ka vazhduar të injektojë ujë në tre reaktorë për të mbajtur ftohjen e karburantit të shkrirë atomik atje.

Uji i ndotur nga rrezatimi në vend është trajtuar përmes një sistemi të avancuar të trajtimit të lëngjeve, por tritiumi, një izotop radioaktiv i hidrogjenit, nuk mund të hiqet nga uji.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme