Jasharaj: Kjo Qeveri na ka qit shkelmin n’qafë, do të ketë greva nëse vazhdon kështu

Prishtinë | 15 Pri 2022 | 13:48 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, të Shkencës dhe të Kulturës së Kosovës (SBAShK), Rrahman Jasharaj, ka akuzuar Qeverinë se nuk po merret me kërkesat e sindikatave.

Këtë e ka bërë të ditur në tryezën e organizuar nga Grupi Parlamentar i AAK-së, me temën “Sigurimet shëndetësore dhe skemat sociale në Kosovë”, me ç’rast pjesëmarrës ishin edhe Sindikata të ndryshme në vend.

“Kjo qeveri që erdh me kompozitet se do të kemi lule dritë, që kemi menduar se është më e afërt me sindikatat pasi e ka programin social, po del se është partia e cila na ka qit nëse mundet, shkelmin n’qaf”, tha Jasharaj.

“Është mirë që opozita të hapë derë për dialog dhe do ta dërgoni zërin tonë edhe në parlament sepse arsimi dhe shëndetësia jemi në halle të mëdha dhe jemi duke shkuar drejt grevave. Qeveria bëri lojë që ta fusë popullin në luftë me ne. Ne nuk kemi sigurime shëndetësore. Mjekët e treguan të veten se janë heronj. Do të ishte mirë të bëhet ligji për sigurime shëndetësore. Nuk besoj se një ligj i tillë duhet të zgjatet 4 vjet. Ne ndjejmë obligim për njerëzit dhe mësimdhënësit tanë. SBASHK-u do të vazhdojë rrugën e vet dhe iu lus juve ta ngitni këtë çështje dhe të kemi ligjin për sigurime shëndetësore. Ne sektorin e arsimit do të ketë greva nëse qeveria vazhdon kështu”, paralajmëroi Jasharaj.

Të ngjashme