Jasharaj thotë se Qeveria ua ka kryer ” Trustin” mësimdhënësve për gusht e shtator

Prishtinë | 20 Tet 2022 | 16:36 | Nga Ekonomia Online

Disa mësimdhënësve nuk u është paguar trusti për dy muaj- gusht dhe shtator. Një prej këtyre mësuesve ka treguar për përvojën e saj në këtë rast. Derisa Ministria e Financave nuk ka kthyer përgjigje për këtë çështje, kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, tha se edhe ai ka pranuar ankesa nga mësuesit, mirëpo tashmë ky problem tashmë është zgjidhur.

Ditëve të fundit, mësimdhënësit në Kosovë janë përballur me një problem. Disa prej tyre kanë njoftuar se nuk u është paguar trusti për muajt gusht e shtator.

Një mësimdhënëse nga Gjakova, në kushte anonimiteti, ka treguar për se nuk i është paguar trusti për këta dy muaj.

“Paratë e trustit për muajin gusht dhe shtator nuk figurojnë në llogarinë e trustit. Derisa ndalesat nga pagat figurojnë në trust”, tha ajo.

Ai tha se ka pranuar informata nga mësimdhënësit, të cilët janë ankuar për këtë problem, derisa shtoi se kjo është rregulluar.

“Kemi marrë informata nga kryetarët e nivelit komunal, sepse te ta janë drejtuar. Dje kemi dërgu një letër të Thesari dhe pastaj kemi komunikuar me zyrtarë nga Trusti Pensional, të cilët kanë thënë që kjo çështje është rregulluar. Ishte fjala që edhe pse janë pasqyruar, nuk janë dedikuar mjetet e duhura për trustin pensional për punëtorët e arsimit. Nga informacionet e djeshme që i kemi nga trusti, thuhet se kjo është rregulluar dhe punëtorët e arsimit i kanë në llogaritë e tyre shumën e duhur për gushtin dhe shtatorin”, tha Jasharaj.

Gazeta Express ka kontaktuar edhe me Ministrinë e Financave për t’i pyetur se pse ka ndodhur një gjë e tillë, mirëpo deri në publikimin e këtij lajmi, ata nuk kanë kthyer përgjigje.

Të ngjashme