Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari dhe ai i Obiliqit, Xhafer Gashi, kanë vizituar kryeministrin e vendit, Ramush Haradinaj, transmeton EO.
Takimin me kryeministrin e ka bërë të ditur, Jashari, ku sipas tij, ishte takim i rëndësishme në shërbim të qytetarëve.
“Takim i rëndësishëm, në shërbim të qytetarëve, mirëqenies dhe perspektivës. Faleminderit Kryeministër. E kaluara na ndriçon rrugën tonë”, ka shkruar Jashari në Facebook.