Jashari kërkon dialog të mirëfilltë të Qeverisë me serbët: Janë të ndikuar nga Vuçiqi e grupet kriminale

Prishtinë | 05 Jan 2023 | 10:13 | Nga Artiona Çitaku Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qeveria duhet të zhvillojë dialog të mirëfilltë me serbët lokal në mënyrë që ata të jenë pjesë aktive e jetës në Kosovë, tha në një prononcim për Ekonomia Online, analisti politik Shemsi Jashari.

Sipas tij, tha se autoritetet e Kosovës kanë bërë lëshime që serbët të integrohen në jetë publike ndërsa ata me një vendim treguan se janë drejtpërdrejtë të ndikuar për qëllime puro politike nga presidenti serb Aleksandar Vuçiq.

“Ndikimi i drejtpërdrejtë i Beogradit ka qenë si vendim për ikjen ose braktisjen e vendeve të tyre të punës, prej institucioneve dhe organizatave pas një mundi bukur të gjatë dhe gjithë ato lëshime që i kanë bërë autoritetet e Kosovës që të integrojnë ata në jetën publike me një vendim u pa që janë drejtpërdrejtë të ndikuar dhe të instrumentalizuar për qëllime puro politike të Vuçiqit në Kosovë”, tha Jashari për Ekonomia Online.

Ai shtoi se këta qytetarë e kanë pranuar realitetin që të jetojnë në Kosovë, mirëpo vazhdimisht kërcënohen dhe linçohen nga grupet kriminale në veri të vendit, raporton EO.

 “Secili qytetarë serb që e ka pranuar realitetin të jetojë në shtetin e Kosovës, vazhdimisht është i kërcënuar dhe është i linçuar edhe deri të likuidimi fizik, kemi pasë raste kur u janë djegur veturat, pastaj ndalesat që iu kanë bërë zyrtarëve politikë serb lokale”, u shpreh Jashari.

Të ngjashme