Jashari: Nga Marina të marrim amanetin për të punuar për atdheun

Skenderaj | 05 Tet 2018 | 11:28 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Bekim Jashari, kryetar i Skenderajt, gjatë inaugurimit të kompleksit Memorial në Marinë të Skenderajt, tha se nga ky vend ku do të prehen 157 dëshmorë, duhet të merret amaneti për të punuar për të ardhmen e vendit.

Jashari më tej shtoi se pres se ka marrë detyrën si kryetar, qëllim ka pasur që dëshmorët të kenë tretmanin e duhur, raporton Ekonomia Online.

“Për mua si kryetar dhe pjesëtarë i familjes Jashari ishte që të përkujdesem për ata që dhanë jetën për liri. Unë nuk mund të lejoja që në shënimin e përvjetorëve të rëndësishëm të vendosim vare pranë varreve në shënuar në dërrasa druri”.

“Nuk më lejonte ndërgjegjja të rrija ulur ne zyrën time, e të rënët mos të ketë tretmanin e duhur.  Prej sot e kemi më të lehtë frymarrje, sepse po realizojmë një detyrim ndaj kolosëve të lirisë.

“Ashtu siç ishin këta vigan në luftimet e para, 154 dëshmorë të tjerë i japin Marinës një dimension tjetër. Prej këtu secili do të marrë peshën e amanetit për të punuar për të mirë e atdhetar tonë. Jam po aq i nderuar dhe krenar se çdo familje për t’i përcjell trimat në këtë ceremoni”.

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci në inaugurimin e kompleksit memorial për heronjtë dhe dëshmorët e Marinës ka thënë se sot po bashkohen heronjtë dhe dëshmorët në zemrën e Kosovës.

Ai ka falënderuar presidentin, kryeministrin, kryeparlamentarin, kryetarin e Skenderajt dhe ministrin Rrustem Berisha për këtë iniciativë.

“Nga sot heronjtë dhe dëshmorët janë bashkuar ashtu siç ishin bashkuar në rrugën e lirisë me komandantin Adem Jashari. Kjo nismë u bë sepse të gjitha institucionet ishin njëzëri që heronjtë meritonin respekt dhe kompleks. Familjet e dëshmorëve duhet të jenë krenare sepse të gjithë jemi krenar me juve”.

Sipas tij, sot po qëndrohet gatitur për komandantët dhe heronjtë e kombit që i dhanë rrugë e drejtim lirisë dhe pavarësisë.

“Dje ishte zotim për arritjen e pavarësisë, e sot nga Marina po japim betimin  e shenjtë se do të punojmë deri në fund për idealin tuaj në shërbim të kombit e qytetarëve tonë. I përjetshëm është kujtimi për heronjtë”.

 

Të ngjashme