Kryetari i Komunës së Skënderajt, Bekim Jashari, gjatë një konference për media tha se sjellja e Kryetarit të PDK-së dega në Skënderaj, Sami Lushtakut, për ta bllokuar e bojkotuar, nuk e befason aspak, njofton Klan Kosova.
“Fakti se po do të më bojkotojë e të më bllokojë Sami Lushtaku, nuk më befason aspak. Ai edhe babanë dhe xhaxhanë tim në vitin 1998 i la për 5 vjet dhe iku në Gjermani, s’më befason sjellja e tij se është po ai Sami që ka qenë edhe atëherë”.
“Të gjitha këto lidhen me interesat e tyre, pikërisht kryetarit të PDK-së Sami Lushtaku, i cili ka qenë edhe kryetar i kësaj komune. Sepse ata e dinë mirë çfarë kanë bërë në këtë vend. Kanë marrë informata që Bekimi do t’i mbulojë të këqijat, e kjo po ju dhemb, por Bekimi do t’ju dalë përballë të gjithëve”.