Jashari: Për qeverinë Kurti po përfundon “muaji i mjaltit” – ShBA dhe Gjermania janë në aksion

Prishtinë | 22 Pri 2021 | 18:31 | Nga Ekonomia Online

Letra e para disa ditësh e presidentit amerikan, Joe Biden për krerët e institucioneve kosovare për rifillim të dialogut me Serbinë dhe vizita e sotme e kryediplomatit gjerman, po shihen si shenja të qarta të presionit amerikan dhe gjerman mbi qeverinë aktuale, për të nisur dialogun me Serbinë.

Njohësi i çështjeve politike, Shemsi Jashari, në një përgjigje për Gazeta Blic, ka thënë se tashmë është duke përfunduar, muaji i mjaltit, siç e quajti ai, të qeverisë Kurti.

Sipas Jasharit, kryeministri kosovar, duhet të zgjedh mes pjesmarrjes në dialog, siç po kërkon spektri ndërkombëtar ose acarimi i marrëdhënieve me ta.

“Letra e Biden dhe vizita e ministrit te Jashtë gjerman, a jane shenja te qarta te fillimit te presionit nderkombetar mbi Kurtin per fillimin e dialogut? Për qeverinë Kurti po përfundon muaji i “mjaltit” kur të gjith kan pasur mirëkuptim derisa të merr kontrollin mbi qeverinë dhe të kompletohet me staff të vetin politik. Lëvizjet e fundit si nga SHBA ashtu edhe nga vendet mike të BE-së, kan filluar të shfaqen kërkesat (presionet)shumë hapur dhe drejtëpërdrejt për diçka që të gjithë e kanë thënë e ditur përveç LVV-së, se shkuarja ne bisedime nuk ka alternativë”, ka thënë Jashari.

Jashari përmend se mesazhet ndërkombëtare janë që duhet të ketë kompromise të dhimbshme nga të dyja palët, që gjë sipas tij, do e vënë Kurtin në pozicion të kundërt me atë që kishte deklaruar vazhdimisht sa ishte në opozitë.

“Z.Kurti duhet patjetër të marr përgjegjësinë për dialogun dhe të shkëputet nga diskursi i fushatës kur thonte se dialogu nuk është prioritet pasi për këtë nuk vendos ai. Janë vetëm dy rrugë që ka përpara z.Kurti ose të fillojë dialogun ose të zbehë raportet me vendet mike si SHBA dhe partner nga BE. Duke qenë se raportet e Kosovës me vendet mike janë ekzistenciale për ne si shtet, z.Kurti duhet të zgjedhë opsionin e parë edhe pse në planin e brendëshëm del se ka qenë një premtim i kotë fushate,kur thonte se kurr në dialog pa kërkuar falje Serbia dhe se nuknështë prioritet dialogu. Tashmë duke qenë se ka kërkuar krejt pushtetin për vete dhe ka përjashtuar qdo mundësi bashkëpunimi me opozitën, do ta ketë shumë vështirë të ndertoj konsensus për një platëformë të përbashkët dialogu me opozitën. Mbetët të shihet se si do të ia del i vetëm, por shenjat e para në mesazhet nga vendet mike janë se i duhet të jetë ” fleksibil” dhe të bëjë “kompromise të dhimshme” qka është komplet tjetër nga ajo që ka avokuar LVV tash e 15 vite opozitë”, ka përfunduar Jashari.

Të ngjashme