Jashari: Siguria globale s’ka qenë kurrë më e sfiduar, duhet të kalojmë në nivel tjetër të avancimit

Prishtinë | 02 Tet 2024 | 10:50 | Nga Ekonomia Online

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtant Bashkim Jashari, ka thënë se “siguria globale s’ka qenë kurrë më e sfiduar” e se FSK-ja po vazhdon rrugëtimin e saj drejt ngritjes së kapaciteve të reja, raporton Ekonomia Online.

Ai e ka vlerësuar lart ndihmën e parterëve ndërkombëtar në ngritjen e kapaciteteve ushtarake të Kosovës, ndërsa theksoi se ka ardhur koha që ushtarët e FSK-së të shkojnë drejt një niveli tjetër të avancimit.

“FSK-ja po vazhdon rrugëtimin e saj drejt ngritjes së kapaciteve të reja, investimeve në burime njerëzore dhe zhvillimin e nje force të ndërveprueshme me aleatët e saj. Mbështetja e juaj deri në këtë fazë ka qenë thëlbësore dhe së bashku jemi shëndrruar në storie suksese”.

“Kam theksuar vazhdimisht që ne trajnohemi, stervitemi vetëm me shtetet e NATO-s dhe ky është tregues i seriozitetit tonë për foksuin tonë strategjik për anëtarsinë në alenacën me të rëndësishme ushtarake në botë”.

“Vetëm kështu mund të jemi gati që t’i shërbejmë paqes dhe parandalojmë luftërat”, tha Jashari në fjalimin e tij.

Jashari ka thënë se ndihma e ndërkombëtarëve është shumë e nevojshme në fazën e fundit të planit gjithëpërfshirës të tranzicionit.

Këtë deklaratë ai e ka bërë në aktivitetin që u mbajt në kryeqendrën e Kosovës, Prishtinë, ku morën pjesë zyrtarët e lartë të Ministrisë së Mbrojtjes, Forcës së Sigurisë, ambasadorë dhe atashe ushtarak nga vendet mike.

Të ngjashme